Tabaku: Shqiptarët varfërohen çdo ditë, përgjegjës është Rama

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tabaku: Shqiptarët varfërohen çdo ditë, përgjegjës është Rama

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku sulmoi kryeministrin Edi Rama pas daljes së këtij të fundit për prezantimin e paketës së re të prokurimeve publike.

 

Tabaku i lexoi deklaratat e Ramës si një pranim të faktit se ai ka zhytur vendin në korrupsion. Sipas demokrates, qytetarët varfërohen çdo ditë për shkak të korrupsionit dhe fajin për këtë ajo e hedh te shefi i qeverisë.

 

Advertisement

“Pas 8 vitesh në pushtet, sot Rama më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Por, si zakonisht ai fshihet pas përgjegjësive për kthimin e Shqipërisë në një shtet të kapur nga korrupsioni dhe fajin e hedh diku tjetër. Kjo është loja e tij e vjetër, kostot e të cilës po i paguajnë sot qytetarët, familjet dhe bizneset shqiptare. Por sot nuk ka shqiptar që të besojë se vendi është zhytur në korrupsion pa dijeninë dhe përgjegjësinë e Edi Ramës. Sot nuk ka shqiptar që të besojë se shkallmimi dhe vjedhja e buxhetit të shtetit, e miliona eurove në buxhet, ndodh pa dijeninë dhe përgjegjësinë e Edi Ramës. Nuk është faji i 30 specialistëve në ministritë e linjës, që sistemi i korrupsionit është kapilar, nga nivelet më të larta, në ato më të ulëta, por është faji i modelit dhe i sistemit që ka keq qeverisur Edi Rama. Nuk është çështje ligji, nuk është çështje teknike, nuk është çështje kriteresh të ligjit, por është çështje e vullnetit politik. Shqiptarët sot varfërohen përditë nga ky regjim i korruptuar e dinë se përgjegjësi i vetëm që e ka frymëzuar këtë sistem, përgjegjësi i vetëm për këtë korrupsion, në këtë nivel te kapjes së shtetit është Edi Rama.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy