Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente nga takimi i tij me zyrtarë të lartë në Mbretërinë e Bashkuar. Përmes një fotoje me kreun e Kuvendit britanik, Rama thekson se ky i fundit ka shprehur shqetësimin e tij retorikën e përdorur ndaj shqiptarëve.

 

Kryeministri shkruan se kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, ka vlerësuar vlerat e komunitetit shqiptar në Britani dhe rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Takim me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, i cili shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, theksoi vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Britani, si edhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, shkruan Rama.

 

 

Pas takimit me homologun e tij britanik, Rishi Sunak, kryeministri Rama deklaroi në konferencën e përbashkët se shqiptarët nuk përfaqësohen vetëm nga gomonet. Në fokus të kësaj vizite në Mbretërinë e Bashkuar ishte problemi i shqiptarëve që kalojnë ilegalisht kufirin drejt Anglisë. Emigrantët shqiptarë të paligjshëm janë bërë jo pak herë temë diskutimi në kuvendin e Britanisë së Madhe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";