“Reforma në drejtësi nuk është as e shpejtë, as e përsosur dhe as e lehtë”. Kështu është shprehur ambasada amerikane, teksa ka ndarë një foto nga takimi i sekretarit amerikan Antony Blinken me kreun e SPAK Altin Dumani dhe përfaqësues të tjerë të sistemit të drejtësisë në vend.

Në një postim në rrjetin social “X” ambasada shkruan se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas institucioneve të drejtësisë dhe do të mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre ndaj Shqipërisë.

Sekretari Blinken ritheksoi angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë sot. Megjithëse reforma nuk është as e shpejtë, as e përsosur, as e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të marrin me guxim mosndëshkimin dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbeten të palëkundura në mbështetjen tonë”, shkruan ambasada./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";