Para nisjes së Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë, deputetja monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediet.

Ajo foli për nepotizmin dhe konfliktin e interesit dhe tha se ky i fundit shkatërron një forcë politike. Ndërsa e pyetur se si ndihet që tashmë pas kaq shumë vitesh në politikë po lihet jashtë, ajo ndjen keqardhje.

Kryemadhi: Normal që ndjej keqardhje pasi nuk mund të fshish 30 vite me një vendim për shkak se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo pëfitime. Për mua familja është e rëndësishme.

Në 30 vjet jam inevstuar që në FRESSH. Jam një nga akademitë politike më të vjetra në Shqipëri. Ka ardhur koha që prioritetet e Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në 30 vjet Monika ka qenë gladiatore në arenën e luftës, por do të shikoj prioritet të tjera. Kam mbushur 50 vjeç. Jeta është shumë e gjatë, çfarë sjell minuti nuk e sjell sekondi./vizionplus.tv