Integrimi në BE/ Kryemadhi: Politika të bëhet bashkë në këtë proces

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Integrimi në BE/ Kryemadhi: Politika të bëhet bashkë në këtë proces

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u shpreh nga foltorja e Kuvend, se procesi për intergrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europain duhet ta bëjë politikën bashkë.

 

Sipas saj, është e nevojshme që të krijohet nje grup ekspertësh për të negocuar nëse BE vendos t’i hapë rrugën Shqipërisë drejt procesit.

 

Advertisement

“Në fakt procesi i integrimit është jetike për shqiptarët, sidomos në kushtet që jemi sot. Do të doja të merresha me raportin vjetor të Këshillit të Integrimit. E lexova me ëndje, sepse duke pasur parasysh që roli i LSI, dua t’ju rikujtoj se në procesin e statusit kandidat, që ka ardhur si marrëveshje e LSI me PS, për të vazhduar më tej me procesin në Reformën në Drejtësi. A është i gatshëm Shqipëria për procesin. Duhet të kthejmë ekspertët shqiptarë që sot janë larguar nga Shqipëria, në mënyrë që këta ekspertë të jenë pjesë e grupit negociator. Të mos bëjmë që të marrim ekspertë të huaj me paga të mëdhaja. Dua të theksoj përsëri çështjen e integrimit Evropian që duhet të na bashkojë të gjithëve. Çështjen e integrimit do e shihja si thelbësore. Kërkoj që të hapen sa më shpejt negociatat, sepse sa më shumë të afrohemi me BE aq më larg kryeministri do të jetë me Ballkanin e Hapur.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy