Nga Enver Robelli

Tani që policët më elitarë të Republikës së Kosovës janë kthyer në bazat e tyre apo në shtëpitë e tyre, pasi për dy javë me radhë kanë qëndruar në veri, duke vepruar me profesionalizëm tepër të lartë përballë provokatorëve primitivë, të gjithë qytetarët e Kosovës u kanë borxh këtyre policëve – më së paku – një falënderim të madh.

Për shërbimin!

Për sakrificën!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për dinjitetin e demonstruar!

Për profesionalizmin!

Për gjakftohtësinë!

Për përkushtimin në mbrojtje të Republikës së Kosovës!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për heshtjen e tyre – sepse ata flasin me vepra, jo me llafe e zhurmë!

Republika e Kosovës do të gjendet edhe në të ardhmen para shumë sfidave si pasojë e politikave sabotuese të Serbisë dhe elementëve primitivë që Serbia i manipulon në Kosovë, duke lozur me fatin dhe të ardhmen e tyre.

Policia e Kosovës duhet të profesionalizohet edhe më shumë në mënyrë që edhe në të ardhmen të qëndrojë e pamposhtur në mbrojtjen e themeleve të Republikës. Këto themele i kanë dëmtuar edhe politikanët e papërgjegjshëm të Kosovës sidomos në dekadën e fundit.

Me negociata pa fund e pa cak, me korrupsion, me vjedhje, me skandale, keqqeverisje e mizori të tjera. Kështu kjo kastë politikanësh të shantazhueshëm e kanë bërë edhe Kosovën të shantazhueshme për hesape personale e private. Dëmi që ka shkaktuar ky soj politikanësh nuk mund të riparohet aq shpejt siç do të dëshironin shumica e qytetarëve të Kosovës. Por disa hapa janë bërë dhe mijëra të tjerë duhet të bëhen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kosova sonte është krenare me policët e saj më të shkathtë, që nuk zmbrapsen para asnjë rreziku.