Greva në Rinas/ Gazetari: Kontrollorët, të vendosur që të mos e rinisin punën e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greva në Rinas/ Gazetari: Kontrollorët, të vendosur që të mos e rinisin punën e tyre

Nga aeroporti “Nënë Tereza”, gazetari i Vizion Plus, Esideo Barkaj deklaroi se nga komunikimet që ka pasur me disa prej kontrollorëve, këta të fundit kanë treguar se kanë marrë mesazhe kërcënuese.

Kontrollorët e trafikut ajror të turnit të tretë nuk janë lejuar që të futen brenda në godinë. Ata janë ndaluar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë me urdhër të qeverisë.

Barkaj raportoi se kontrollorët janë të vendosur që të mos e rinisin punën e tyre deri në plotësimin e kërkesave. Një nga kërkesat thelbësore është kthimi i pagës së tyre mujore siç e kishin para periudhës së pandemisë, 4400 dollarë.

“Kontrollorët nuk janë lejuar që të futen në ambientet e tyre të punës nga forcat policore, për shkak sepse nuk do të ushtronin detyrën e tyre. Janë pozicionuar jashtë ambienteve të kësaj godine, presin vendimin e qeverisë, nëse do të ketë një dialog për të plotësuar kërkesat e paraqitura. Një nga kërkesat thelbësore: rritja e pagës mujore. Disa prej tyre më thanë jashtë kamerave se janë kërcënuar me mesazhe nga persona të panjohur, madje janë kërcënuar edhe me jetë. Janë të vendosur të mos rinisin punën e tyre deri në plotësimin e kërkesave që i kanë paraqitur ministres Balluku. Megjithatë, janë të hapur për dialog. Godina është e boshatisur, asnjë nga kontrollorët nuk ndodhen, janë larguar. Turni i tretë kanë tentuar të futen, por nuk u lejuan nga policia”, tha ai për “Zgjedhje 2021”. 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy