Kanë dalë përpara gjykatës së Tiranës të arrestuarit e tjerë që u kapën në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Tempulli”. Përpara togave të zeza këtë të shtunë janë paraqitur 61 të arrestuar për t’u njohur me masën e sigurisë.

 

Gjykata ka lënë në fuqi masën me burg per 57 persona, ndërsa per 3 gra dhe nje burre 71 vjecar  nga arest me burg u caktua masa detyrim paraqitjeje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të arrestuarit akuzohen për mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike. Një ditë më parë në gjykatë dolën 29 persona të tjerë të kapur në kuadër të këtij operacioni.