Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 29 prej të akuzuarve për shit-blerje lëndësh narkotike në kryeqytet. Para togave të zezë dolën këtë të premtë 30 të akuzuar, nga 90 të tillë. Mes tyre ka edhe 4 gra dhe një person mbi 70 vjeç. Për këta të fundit është kërkuar masë më e lehtë sigurie.

 

Numri i personave të arrestuar në qarkun e Tiranës ka shkuar në 90. Të arrestuarit janë pjesë e 7 grupeve që merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit në kryeqytet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";