“Tempulli”, Shkon në 90 numri i të arrestuarve në Tiranë, mes tyre 5 vajza dhe gra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Tempulli”, Shkon në 90 numri i të arrestuarve në Tiranë, mes tyre 5 vajza dhe gra

Shkon në 90 numri i personave të arrestuar në qarkun e Tiranës nga operacioni antidrogë që u zhvillua në të gjithë vendin, i koduar “Tempulli”.

 

Të arrestuarit janë pjesë e 7 grupeve që merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit në kryeqytet.

 

Advertisement

Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 5 vajza dhe gra. Ato ishin me masë më të butë sigurie të caktuar në mungesë. Për 3 arrest në shtëpi dhe 2 të tjera detyrim paraqitje.

 

Një prej tyre ishte me fëmijë të mitur dhe shtatzënë e ndërsa një tjetër në moshën 68 vjeçe.

 

Advertisement

Nga vëzhgimet që oficerë të antidrogës kanë bërë në terren ka rezultuar se pjesa më e madhe e tyre e shpërndanin drogën me taksi dhe motor për të mos u kapur nga policia.

 

Ndërsa në zonën e Kombinatit, ku u prangosën 22 persona, blerësit shkonin vetë për të marrë dozat e lëndës narkotike.

 

Advertisement

Për shkak të numrit të lartë personave të arrestuar, është caktuar që 30 prej të prangosurve të dalin këtë të premte në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy