Sekuestrohen armë dhe drogë/ Shkon në 10 numri i të arrestuarve në Korçë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekuestrohen armë dhe drogë/ Shkon në 10 numri i të arrestuarve në Korçë

Finalizohet faza e katërt e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar tre muaj më parë në Korçë.

 

Shkon në 10 numri i të ndaluarve dhe në 322 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

 

Advertisement

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur tre muaj më parë, kanë finalizuar me sukses fazën e katërt të tij, si rezultat i së cilës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• E. H., 35 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, (i cili aktualisht ishte në shërbim prove).

• K. H., 42 vjeç, banues në fshatin Kurilë, Devoll, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe

• Z. B., 53 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq.

Advertisement

 

Si rezultat i informacioneve të grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në fshatrat e Njësisë Administrative Pojan, Maliq, trafikimit të tyre në drejtim të shtetit grek si edhe posedonin armë pa leje, shërbimet e policisë organizuan punën, bënë lokalizimin e personave dhe ushtruan kontrolle në banesat e tyre, në fshatrat Zëmblak dhe Kurilë.

 

Konkretisht gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. H., forcat e policisë gjetën dy pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 1.5 kg dhe 1 peshore elektronike, në banesën e shtetasit K. H., u gjet 1 armë zjarri tip automatik, me një krëhër të vendosur në folenë e tij, me 9 fishekë pa leje, si edhe në banesën e shtetasit Z. B., janë gjetur 126 pako, me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë totale 70 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Advertisement

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe  i municionit”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy