Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e arrestit për nëntë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme që u arrestuan me urdhër të SPAK për abuzimet me tenderat e uniformave të policisë.

 

GJKKO la në fuqi masën “arrest me burg” për tetë zyrtarë. Personat që ndodhen në burg për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmjarrësve në tendera apo ankande publike” janë Edlira Naqellari, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Klevis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe për Gëzim Mingaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, Anisa Bogdani, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, është lënë në “arrest shtëpie”, pasi ka kërkuar që të kujdeset për fëmijën e saj të mitur.