EMRAT/ 8 në burg dhe një në arrest shtëpie për tenderin 28 miliardë lekë të uniformave të policisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRAT/ 8 në burg dhe një në arrest shtëpie për tenderin 28 miliardë lekë të uniformave të policisë

Një tender me vlerë shumë të lartë 25 milionë euro për uniformat e policisë së shtetit, ka cuar në pranga 8 persona dhe një tjetër është lënë në arrest shtëpie, shumica zyrtare dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.

Gjykata e Posacme kundër Krimit dhe Korrupsionit me kërkesë të SPAK ka firmosur urdhër-arrestet, gati 1 vit pasi denoncimi në SPAK ishte bërë nga deputetet e opozitës në atë kohë Murrizi dhe Valteri.

Në mesin e të arrestuarve është ish drejtoresha e Agjencise se Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme Edlira Naqellari.

Po ashtu janë arrestuar edhe Klevis Hasani, Ani Omuri, Kreshnik Bejkaj, Flutura Çekrezi, Gëzim Mingaj,  Fatmir Demneri, dhe Mariglen Buzali.

Advertisement

E vetmja mase sigurie “arrest shtepie” eshte dhene per shtetasin Anisa Bogdani.

Në banesat e të gjithë këtyre personave janë ushtruar kontrolle.

Shkeljet ne tender jane bere nga anetaret e njesise se Prokurimit dhe anetaret e Komisionit te Vleresimit te Ofertave.

Në krye të Ministrisë së Brendshme në kohë kur është bërë ky tender ka qënë Sandër Lleshaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy