Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të mesme dhe kalimtare gjatë mesditës.

Në relievet e larta malore parashikohen reshje të dobëta shiu në formën e pikave, ndërsa në juglindje të vendit shtrëngata të izoluara afatshkurtra gjatë pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veri-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 7-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";