Një tjetër aksident me vdekje është shënuar këtë të dielë, pas atij në Seman.

Një makinë që drejtohej nga shtetasi me iniciale L.M ka përplasur 66-vjeçarin që ishte duke lëvizur me motorr, në aksin rrugor Koplik-Bajzë.

Si pasojë e këtij aksidenti, 66-vjeçari Rasim Shabaj ka humbur jetën.

Rreth orës 10:55, në aksin rrugor “Koplik-Bajzë”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin L. M., ka aksidentuar shtetasin R. Sh.,  66 vjeç, i cili lëvizte me motomjet. Si pasojë 66  vjeçari ka humbur jetën. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. M., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv