3 personat që u arrestuan në Portin e Durrësit pasi në kontenierët me banane u gjetën 33.5 kg kokainë kanë dalë përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

 

Nën akuzë janë administratori i kompanisë së bananeve, Petrit Demishaj, dhe dy punonjësit e skanerit të Portit të Durrësit Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hetuesit kanë prova se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë bashkëpunuar për trafikun e kokainës përmes bananeve Bana-King.

 

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe pronarin e firmës së njohur Trifon Murataj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy punëtorët e skanerit arritën që të nxirrnin të pastër ngarkesën, e cila më pas do të merrej nga Demishaj. Por, policia kishte informacione për sasinë e kokainës dhe arritën që të zbulojnë sasinë e radhës në bananet BanaKing.

 

Anija ishte nisur nga Ekuadori, ndaloi në Panama dhe më pas u nis drejt Italisë. Pas një qëndrimi në shtetin fqinj mbërriti në Shqipëri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kompani që tregton BanaKing është e njohur jo vetëm për tregun e bananeve, por për shkak se gjatë vitit të fundit është kapur në Portin e Durrësit disa herë me sasi të mëdha kokaine.