Arjan Tase mbërrin në Gjykatë/ Sot njihet me masën e sigurisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arjan Tase mbërrin në Gjykatë/ Sot njihet me masën e sigurisë

Ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës Arjan Tase, efektivi i cili në datën 2 gusht përplasi për vdekje vogëlushen 7 vjeçare Jonada.

Vajza po lahej me të atin në plazhin e Potamit në Himarë kur helikat e skafit që drejtohej nga Tase e dëmtuan duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Advertisement

Prokuroria ka ngritur akuzën e “vrasjes me dashje” ndaj Arjan Tases i cili deri ditën e tragjedisë mbante postin e Shefit të Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ndryshe nga akuza që kishte depozituar policia që ishte “vrasje nga pakujdesia”

Tase do të mbrohet nga një avokat kryesisht, Aleks Prifti ndërsa prokuroria do të përfaqësohet nga Eranda Visoci.

Advertisement

Si prova për të mbështetur akuzën e “vrasjes me dashje” është dhe fakti që Tase kishte patentë për mjetin ujor dhe dinte shumë mirë rrezikun që paraqet lundrimi i këtyre mjeteve në breg të detit për qytetarët.

Ai do të njihet sot me masën e sigurisë që do japin togat e zeza

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy