Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir, humbën jetën më 1 mars pas një shpërthimi tragjik që ndodhi në Lushnjë.

Pesë ditë pas ngjarjes tragjike, policia thotë se ka bërë ndalimin e shtetasit L. Gj., 32 vjeç, përgjegjës i punimeve, banues në fshatin Goriçaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda.

Sipas njoftimit zyrtar, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar regulloret përkatese të sigurimit teknik, të disiplines teknike të mbrojtes në punë dhe nuk ka marë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.

Si pasojë e shpërthimit në kapanonin me lëndë djegëse, në lagjen “Karbunarë e madhe”, mbetën të plagosur 7 persona, mes tyre deputeti i PS-së, Bujar Çela.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje./vizionplus.tv