Tregtarët e Belshit dolën sërish në protestë këtë të shtunë për të kundërshtuar spostimin e tregut nga qyteti drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg qytetit.
Por protesta u përshkallëzua në përplasje mes tyre dhe policisë bashkiake, ndërsa rruga ishte e bllokuar me blloqe betoni
Ndonëse e shtuna njihet si ditë pazari, tregtarët nuk dolën në punë. Ata përsëritën kërkesën e tyre, për një treg të ri në periferi të qytetit.
Të vendosur tregtarët thanë se do t’i vijojnë protestat e tyre deri në arritjen e një zgjidhjeje.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Bashkia e mori vendimin për heqjen e tregtarëve për shkak të shtimit të turistëve në qytet. Sipas pushtetit vendor, tregu krijonte ndotje dhe problem të tjera, duke dëmtuar pikërisht potencialin turistik të zonës. /vizionplus.tv
