Shqiptarët kanë pak ose aspak mundësi zgjedhje kur bëhet fjalë për të marrë mjekim, sidomos për disa shërbime spitalore në të cilat nuk ka konkurrencë.

 

Konkretisht bëhet fjalë për shërbimin e Dializës që dominohet nga Spitali Amerikan dhe ai Internacional, që zotërohen nga i njëjti pronar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur një hetim në tregun e shërbimeve spitalore dhe ka dalë në përfundimin se në këtë pjesë të tregut ka situatë oligopol.

 

Tregu i shërbimit të dializës ka një përqendrim të lartë duke i dhënë karakteristikat e një tregu oligopolistik. Treguesit e përqendrimit HHI paraqiten me ulje gjatë vitit 2017; 2018 dhe 2019, por pjesa e tregut, e tre konkurrentëve më të mëdhenj në treg është duke u rritur. Nga struktura e tregut, konstatohet se shërbimi i dializës po zhvendoset drejt spitaleve jopublike dhe shoqërisë koncesionare ndërkohë që në spitalet publike ofrohet vetëm pranë QSUT-së e cila mbulon një përqindje të ulët të kërkesës për shërbim.”- thuhet në raport.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga hetimi i kryer i autoritetit të konkurrencës rezulton se ka pengesa për të hyrë operator të rinj që mund të ofrojnë këtë shërbim, duke konfirmuar faktin e një konkurrence të ulët në treg.

 

Për dhënien e shërbimit të dializës, ka pengesa në hyrje për shkak të nevojave për investime fillestare, sigurim të stafit mjekësor dhe ndihmësmjek dhe ambienteve akomoduese për dhënien e shërbimit. Pjesa e madhe e tregut që zotërojnë spitali Internacional dhe Amerikan shërben si tregues për ekzistencën e barrierave për hyrje dhe zgjerim në këtë treg. Mungesa e hyrësve të rinj në këtë shërbim, tregon që konkurrenca potenciale është e ulet, e ndikuar kjo nga investimet e rëndësishme të kryera për këtë shërbim. Pacientët kanë marrëdhënie afatgjatë më ofruesin e shërbimeve, me efekte përjashtuese më konkurrentët e tjerë.-vijon më tej raporti

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga struktura e tregut, konstatohet se shërbimi i dializës po zhvendoset drejt spitaleve jopublike dhe shoqërisë koncesionare, ndërkohë që në spitalet publike shërbimi ofrohet vetëm pranë QSUT-së, e cila mbulon vetëm një pjesë të vogël të kërkesës.

 

Konkurrenca kërkon nga FSDKSH që të shpërndajë në mënyrë të drejtë paketat e shërbimeve, duke i vendosur të gjithë ofruesit e shërbimeve në kushte të drejta konkurruese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";