Spitalet private shkelin ligjin/ Trajtimi i pacietëve me Covid duhet të jetë falas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spitalet private shkelin ligjin/ Trajtimi i pacietëve me Covid duhet të jetë falas

Spitalet private në Shqipëri shkelin hapur ligjin e sëmundjeve infektive dhe trajtojnë pacientët me Covid-19 kundrejt shumave marramendëse. Ligji për sëmundjet infektive parashikon qartë mënyrën e trajtimit të pacientëve në situatë epidemike. Neni katër i tij thekson se mjekimi duhet të jetë tërësisht falas në çdo strukturë qofshin këto shtetërore apo private:

 

  1. dh) çdo person ka të drejtë të përfitojë nga masat për mbrojtjen nga sëmundjet infektive;

  2. e) çdo person i sëmurë nga sëmundjet infektive me karakter epidemik ka të drejtën dhe detyrimin të mjekohet falas në çdo institucion shëndetësor publik apo jopublik;

    Advertisement

 

Por në realitet ndodh krejt e kundërta . Spitalet private në Shqipëri kanë sot një fluks të madh pacientësh në faza të ndryshme të sëmundjes dhe zhvasin xhepat e qytetarëve duke përfituar nga pandemia. Vetëm një natë akomodimi në spitalet private kalon shumën e 2000 eurove pa llogaritur trajtimin me medikamente. Një tjetër shqetësim është edhe mungesa e kapaciteteve për pritjen e pacientëve me covid.

 

Janë mijëra pacientë që janë trajtuar gjatë afro një viti në 4 strukturat covid në Tiranë si dhe në 3spitale rajonale me pavionet e dedikuara. Por shumë pacientë kanë zgjedhur shërbimin privat. Por pavarësisht shkeljes së hapur të ligjit të sëmundjeve infektive institucionet shtetërore nuk kanë marrë asnjë masë ndaj spitaleve private.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy