Të hënën anije kërkimore turke u kthye në port nga ujërat e kontestuara pranë Qipros, sipas një faqeje interneti që merret me lëvizjet e anijeve në det.

Flota detare turke kishte thënë muajin e kaluar se anija Yavuz do të qëndronte në ujërat mesdhetare lindore në jugperëndim të Qipros deri më 12 tetor.

Por, faqja e internetit Vessel Finder tha që anija filloi të tërhiqej nga rajoni i diskutueshëm të dielën, dhe hyri në një port turk të hënën.

Turqia nuk ka bërë asnjë koment zyrtar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Greqia dhe Turqia kanë pasur tradicionalisht marrëdhënie të tendosura dhe kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada të tëra për një sërë çështjesh.

Dërgimi i anijës turke në Mesdhe për të kërkuar gaz natyror përshkallëzoi raportet mes tyre. Anëtarët e NATO-s, Greqia dhe Turqia, kanë tronditur aleancën ushtarake duke organizuar ushtrime ushtarake rivale në muajin gusht për të mbështetur pretendimet e tyre territoriale dhe energjetike.

Konflikti filloi të lehtësohej kur këto vende ranë dakord muajin e kaluar për të rifilluar negociatat e drejtpërdrejta në Stamboll, për herë të parë që nga viti 2016.

Mirëpo ende asnjë datë për bisedimet nuk është njoftuar./ REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Turqia bën prapakthehu/ Tërheq anijen kërkimore nga Mesdheu appeared first on Vizion Plus.