Erdogan tha se Macron ka nevojë për trajtim mendor/ Franca tërheq ambasadorin nga Turqia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan tha se Macron ka nevojë për trajtim mendor/ Franca tërheq ambasadorin nga Turqia

Franca u hakmorr ndaj Turqisë, pas deklaratave të fundit të presidentit turk Recep Tayip Erdogan për homologun francez, Emanuel Macron. Dy shtetet janë futur në “luftë” për qasjen që Macron ka ndaj muslimanëve në Francë. Ai është zotuar të godasë islamizmin radikal në Francë, pas vrasjes së mësuesit në 16 tetor.

 

“Ne kërkojmë që Erdogan të ndryshojë rrjedhën e politikës së tij sepse është e rrezikshme në çdo mënyrë. Ne nuk hyjmë në polemika të panevojshme dhe nuk pranojmë fyerje. Franca do të tërheqë ambasadorin e saj në Ankara për të bërë një vlerëism të situatës në vazhdim. Ky është një veprim i rrallë”, njoftoi zëdhënësja e Presidencës franceze.

 

Advertisement

Erdogan tha të shtunën se Macron ka nevojë për një trajtim mendor për qëndrimin e tij ndaj muslimanëve.

 

“Çfarë problem ka Macron me Islamin? Cili është problemi i tij me muslimanët? Macron ka nevojë për trajtim mendor. Çfarë tjetër mund të thuash për një kryetar shteti që nuk beson në lirinë e fesë dhe sillet në këtë mënyrë kundër miliona njerëzve me besime të ndryshme që jetojnë në vendin e tij.”

 

Advertisement

 

Erdogan dhe Macron janë përplasur vazhdimisht edhe më herët. Muajin e kaluar lideri turk i kërkoi presidentit francez të mos ngatërrohet me Turqinë për ndërhyrjen në Mesdheun Lindor.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy