Një 27 vjeçar i arrestuar nga Policia e Korçës dje, për tentativë të kalimit të paligjshëm të emigrantëve, ka tentuar t’i japë fund jetës në ambientet e paraburgimit.

 

I riu nga Tirana, Antuanel Mila ka përdorur batanijen që kishte në qeli. Gjatë tentativës për të kryer aktin e vetëflijimit, 27 vjeçari është parë nga efektivi roje, i cili ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka shpëtuar. Bëhet me dije se Antuanel Mila ndodhet në spital dhe po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Më datë 15.07.2022, rreth orës 13:05, në Komisariatin e Policisë Korçë, në dhomat e paraburgimit, ka tentuar të varë veten me batanije shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, i arrestuar një ditë më parë si i dyshuar për vëprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.