Ish-deputeti socialist Alqi Bllako, i arrestuar me urdhër të SPAK për inceneratorin e Fierit, ka kërkuar lirimin nga burgu.

 

Bllako, përmes avokatit të tij ka dorëzuar sot në Apelin e GJKKO ankimimin e vendimit që e la atë në qeli. Avokati mbrojtës i Bllakos pretendon se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për një masë sigurie ekstreme si ajo e ‘arrestit me burg’.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se Alqi Bllako do të përballet me drejtësinë për akuzat e korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës që bazuar në hetimet e SPAK-ut, e implikojnë atë si të dyshuar në aferën e Inceneratorit të Fierit.