Mbrëmë apo sot në mëngjes/ SPAK dhe policia me dy versione; Alqi Bllako u vetëdorëzua apo u arrestua?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbrëmë apo sot në mëngjes/ SPAK dhe policia me dy versione; Alqi Bllako u vetëdorëzua apo u arrestua?

Struktura e Posacme Antikorrupsion doli me një njoftim zyrtar në lidhje me  arrestimin e ish-deputetit socialist Alqi Bllako.

 

SPAK,, ben te ditur Vizion Plus, sqaroi të gjithë rrugën e ndjekur, që u finalizua me ekzekutimin e vendimit nga policia për arrestimin e Bllakos, mëngjesin e sotëm.

 

Advertisement

Në njoftim bëhet e ditur se Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako dhe ky vendim është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme në orën 15.30 të datës 31 mars.

 

Ndërkohëm, gjithnjë referuar SPAK, në orën 15.45, pot ë datës 31 mars, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit, vendim që është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 1 prill ( sot).

 

Advertisement

Më herët, shton Vizion Plus, nëpërmjet një njoftimi, Drejtoria e  Përgjithshme e Policisë së Shtetit,  bëri të ditur se shtetasi Alqi Bllako ishte vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë  “Arrest në burg mbrëmjen e djeshme.

 

Ajo që bie në sy është një  përplasje oraresh në lidhje me arrestimin apo vetëdorëzimin e Alqi Bllakos. Policia e Shtetit njoftim që Bllako është vetëdorëzuar mbrëmjen e të enjtes në drejtorin e policisë, ndërsa SPAK sqaron se ai është arrestuar mëngjesin e sotëm në orën 03:30.

 

Advertisement

Ne pritje per te qene me te qarte nga njoftimet e autoriteteve ligjzbatuese, nje gje eshte e sigurte tashme; qe Alqi Bllako eshte ne paraburgim, dhe jo i arratisur!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy