Përcaktohet trupa gjykuese në Gjykatën e Posaçme të Apelit që do të gjykojë ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla, i cili u dënua nga shkalla e parë me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike.

 

Gjyqtarja Nertina Kosova u zgjodh relatore e çështjes ndërsa Saida Dollani dhe Dhimitër Lala anëtarë. Treshja e gjytarëve pritet të përcaktojë datën se kur do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore ku do të japë vendim nëse do lërë në fuqi dënimin ndaj ish-kreut të akuzës apo do të pranojë pretendimin e per pafajësi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hetimet ndaj Llallës nisën në vitin 2018, ndërsa është i pari zyyrtar i lartë që dënohet nga një gjykatë. Ndaj tij rëndojnë akuzat e fshehjes së pasurisë e po ashtu i janë sekuestruar 4 sipërfaqe toke si dhe një shtëpi në Durrës.

 

Sipas provave të paraqitura nga prokuroria, Llalla i blinte pronat me çmim të ulët e më pas i rivlerësonte me çmime 4 deri në 12 herë më ta larta sesa vlera e tregut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çështja ndaj ish-kryerprokurorit është monitoruar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë shpallur person “non grata”.