Caktohet trupi gjykues i Adriatik Llallës në Gjykatën e Apelit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Caktohet trupi gjykues i Adriatik Llallës në Gjykatën e Apelit

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka përcaktuar trupën gjykuese që do të trajtojë çështjen e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

 

Kryesuese do të jetë Nertina Kosova, ndërsa anëtarët janë Saida Dollani dhe Dhimitër Lala.

 

Advertisement

Llalla u dënua me 2 vite burg. Ai e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit. Ndërkohë, pasuritë e tij që u konfiskuan me vendim gjykate, do t’i kalojnë shtetit.

 

Bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës. Llallës po ashtu i është hequr e drejta për pesë vite që të ushtrojë funksione publike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy