Ka filluar sot në mbarë vendin viti i ri akademik. Studentët do iu rikthehen auditorëve, pas një shkëputjeje të gjatë, për shkak të situatës së koronavirusit.

Ndërkohë kusht për rikthimin në auditore është vaksinimi kundër Covid-19 Dhjetëra studentë në universitetin e Vlorës, ‘Isamil Qemali’, nuk janë lejuar që të futen në auditorë, kjo pasi nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës anti-COVID si dhe nuk kanë një test PCR ku vërtetojnë që nuk janë të infektuar me koronavirus.

Mësohet se në hyrje të universitetit është një person nga pika e vaksinimit, i cili u kërkon certifikatën e vaksinimit, ose vërtetim se kanë marrë një dozë të vaksinës kundër COVID.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";