Mali i Zi miraton masa të reja anti-COVID: Certifikatë vaksinimi dhe test negativ për të hyrë në restorant

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mali i Zi miraton masa të reja anti-COVID: Certifikatë vaksinimi dhe test negativ për të hyrë në restorant

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar masa të reja kundër koronavirusit, të cilat do të jenë në fuqi deri më 20 gusht.

Në një konference për shtyp është bërë me dije se qytetarët mund të futen në restorante e klube nate vetëm nëse janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit.

Pra, për tu futur në bare e restorante qytetarët duhet të vërtetojnë që:

1- Janë vaksinuar plotësisht ose kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës

Advertisement

2- Kanë kaluar koronavirusin

3- Test negativ PCR të 72 orëve të fundit

4- Test negativ antigen të 48 orëve të fundit

Pronarët e subjekteve janë të detyruar të caktojnë një person, i cili do të kontrollojë certifikatën e vaksinimit për çdo qytetar që do të futet në ambientet e restoranteve dhe lokaleve.

Advertisement

Ndërsa të miturve,  nuk u kërkohet të plotësojnë këto kushte, përveç kur hyjnë në klube nate.

Mbledhjet me shumë persona dhe festivalet që nuk mund tu nënshtrohen këtyre kushteve do të shtyhen pas datës 20 gusht.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy