Kosova vendos masa të reja kundër Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosova vendos masa të reja kundër Covid-19

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për të luftuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Kështu, në kuadër të tyre, qeveria njoftoi se nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit do të ndalohen lëvizjet e qytetarëve, me përjashtim të rasteve emergjente.

Mes tjerash, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të zhvillojnë mësimin online nga 12 deri më 18 prill, kurse ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Shërbimet e gastronomisë janë të detyruara të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6-18 prill, por me disa përjashtime.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Advertisement

Ishte ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që prezantoi masat kufizuese në mbledhjen e qeverisë.

Po ashtu, vendimi detyron të gjithë qytetarët e Kosovës, që gjatë hyrjes në vend duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, jo më vonë se 72 orë.

Të gjithë qytetarët, të cilët nuk përmbushin këtë kusht, do duhet t’i nënshtrohen vetëizolimit për shtatë ditë.

Kufizimet janë vendosur edhe për institucionet publike dhe private, ku u kërkohet të nxjerrin në punë vetëm stafin esencial.

Advertisement

Kufizimet janë vendosur edhe për institucionet publike dhe private, ku u kërkohet të nxjerrin në punë vetëm stafin esencial.

Që nga fillimi i epidemisë në Kosovë kanë ndërruar jetë 1926 qytetarë, ku sipas mjekëve,  shumica e tyre kanë qenë me sëmundje bashkëshoqëruese.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy