minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Kosova regjistron rekord të ri të rasteve të reja me COVID-19 - Struga.info


Kosova regjistron rekord të ri të rasteve të reja me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosova regjistron rekord të ri të rasteve të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të enjten se janë regjistruar 12 vdekje dhe 975 raste të reja me sëmundjen COVID-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (90, 81 vjeç), Ferizaj 1 rast (92 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (71 vjeç), Kamenicë 1 rast (62 vjeç), Kaçanik 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (81 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Rastet e reja dalin pas testimit të 5.010 mostrave dhe njëherësh është shifra më e lartë e infektimeve ditore që Kosova ka regjistruar që prej paraqitjes së rasteve të para me COVID-19 marsin e kaluar.

Numri më i madh të infektimeve është regjistruar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 328 raste.

Advertisement

Në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 893 pacientë.

Për shkak të situatës epidemiologjike, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të enjten, gjatë një takimi me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nuk e përjashtoi mundësinë e vendosjes së masave të reja, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Që prej marsit të vitit të kaluar, e deri më 1 prill, Kosova ka regjistruar në total 91.405 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.884 pacientë kanë vdekur dhe janë shëruar 75.647 persona. Raste aktive janë 13.874.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy