Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Fier. Një 33-vjeçare ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj. Raportohet se shkak i plagosjes është bërë një sherr i momentit. 33-vjeçari është kthyer në banesë në gjendje të dehur dhe situata mes çiftit ka agravuar deri në dhunë fizike.

 

Autorja e plagoset mësohet se është nënë e tre fëmijëve. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë. 33-vjeçari i plagosur ndodhet në spital ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";