Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një burrë 57-vjeçar sulmoi vjehrrën e tij duke i hedhur acid në fytyrë. Ngjarja ndodhi pak pas orës 10:00 jashtë Spitalit të Përgjithshëm Shtetëror të Nikaia.

Pasi debatit me 64-vjeçaren, autori e sumoi dhe i hodhi acid që e mori në një tualet.  Gruaja u transportua në spitalin “Attiko” për ndihmën e parë ndërsa dhëndri i saj u arrestua.

Mediat greke thonë se gruaja është jashtë rrezikut ndërsa autori përballet me probleme serioze psikologjike. Sipas mediave të vendit fqinjt, autori ka qenë i shtruar në spital në të kaluarën.

Ai në policia ka deklaruar se gruaja u përpoq ta përdhunonte. Në fakt, ai fillimisht pohoi se viktima ishte vjehrra e tij por më pas ndryshoi pa qenë në gjendje që policia të sqaronte marrëdhënien mes viktimës dhe autorit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";