44-vjeçari që u plagos në rrethana ende të paqarta në Vaun e Dejës nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.

 

Bëhet e ditur se Pjetër Kola, 44 vjeç, nga Lezha ka humbur jetën në sallën e operacionit, në spitalin e Shkodrës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qafë Çelë të Pukës, por rrethanat nuk dihen ende.

 

Policia bën të ditur se është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";