I qëlluar me armë zjarri/ Ndërron jetë në Spitalin e Durrësit 48-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I qëlluar me armë zjarri/ Ndërron jetë në Spitalin e Durrësit 48-vjeçari

Një person i plagosur me armë zjarri ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit.

 

Nga raportimet mësohet se shtetasi me inicialet A.M, 48-vjeç ka mbërritur në spital në gjendje kritike por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

 

Advertisement

48-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Advertisement

Durrës/Informacion paraprak

Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Advertisement

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy