Të dy vaksinat kundër Covid-19 të zhvilluara nga Sinopharm China National Biotec Group parandaluan infeksionet simptomatike përkatësisht me 72.8% dhe 78.1%.

Rezultati është thuajse plotësisht në përputhje me atë që ishte njoftuar më parë nga kompania farmaceutike dhe vetë shteti kinez.

Ky në fakt është rezultati i një studimi të botuar më 26 maj në revistën prestigjioze mjekësore amerikane Journal of the American Medical Association (Jama).

Kjo reviste e njohur ka publikuar në fakt  rezultatet e para te hollësishme të fazës së avancuar të vaksinimit bazuar në 40,832 vullnetarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe Bahreini, Egjipti dhe Jordania, vende që ashtu sikurse Shqiperia kanë dia muaj që vaksinojnë qytetaret e tyre me Sinopharm dhe Sinovac.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mos harrojmë që në vendin tonë shumica e dozave të kryera janë të Sinovac, vaksine e cila nuk është marrë drejtëpërdrejte nga Kina por nëpërmjet Turqisë.