Një banesë private është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “ 15 tetori” në Fier.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Sipas informavcioneve paraprake, dyshohet se i zoti i banesës u ka vënë flakën mbeturinave, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke alarmuar edhe banorët e pallateve që ndodhen pranë, pasi banesa e rrënuar ndodhet në afërsi të tyre.

Ndërkohë i zoti i shtëpisë është nxjerrë nga banesa nga shërbimet zjarrfikëse pa pësuar lëndime./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";