Zhdukja e ish shefit të policisë së Ulqinit, aktualisht pjesë e antidrogës, Rudolf Dofi Elezović ka vënë në lëvizje edhe organet shqiptare.

Mësohet se Prokuroria ka nisur zyrtarisht hetimet nëpunësin e lartë të policisë së Malit të Zi. Me këtë rast edhe policia e Shkodrës është angazhuar në kërkimet per shqiptarin e Malit të Zi.

Rudolf Dofi Elezović ka 5 ditë që është shpallur I zhdukur nga familja e tij.

Përpara se zilja e telefonit të tij të mos binte më, Rudolfi I kishte thënë gruas se tij se po shkonte deri në Shkodër dhe do të kthehej shpejt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përvecse shef I policisë së Ulqinit deri në 2014, Rudolf Dofi Elezović punonte me homologet e Shkodrës sidomos në luftën për trafikun e drogës në kufirin mes dy vendeve.