Djegia e një sipërfaqeje të konsiderueshme të pyllit të Pishë Poros si dhe ndalimi prej vitesh i gjuetisë ka bërë që kafshë të egra si ujqër, çakej, dhelpra apo kunadhe të sulmojnë stallat dhe  kotecet e banorëve të fshatrave pranë pyllit duke  ngrenë kafshët e shpezët që ata rrisin.

Banorë të fshatrave Bishan, Qarr, Boçovë, Përtiq etj tregojnë se egërsirat po bëjnë dëme të konsiderueshme.

“Armë gjahu me leje kemi, por nuk i qëllojmë, sepse  monatoriumi e ka të ndaluar  gjuetinë.”

“Nga 65 pula, brenda tre ditëve , dhelpra  ka kanë ngrënë 47 prej tyre.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Një vit më parë ujqërit i hëngrën 30 krerë dele. Erdhi drejtoria e bujqësisë për ti parë, i groposi , por dëmshpërblim  nuk përfituam”.

Përballë kësaj situate, këtë vit  banorët po i mbajnë delet e pulat në hapësira  të mbyllura.

Banorët e këtyre fshatrave janë ankuar vazhdimisht pranë pushtetit vendor, por deri me sot asnje mase konkrete nuk eshte marre per tu ardhur ne ndihme./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";