Fermerët ankohen për dhelprat/ Kafsha grabitqare është kthyer në problem në fshatin Peshtan në Fier

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fermerët ankohen për dhelprat/ Kafsha grabitqare është kthyer në problem në fshatin Peshtan në Fier

Kërcënimi nga dhelpra është kthyer në një problem të përditshëm për banorët e zonës së Peshtanit në Fier.

 

Ata shprehen se për disa vite me radhë, kjo kafshë grabitqare vijon të sjellë dëme të konsiderueshme në shpendë por muajt e fundit është shtuar edhe më tepër.

 

Advertisement

 “Vjen dhelpra si zonjë në mes të ditës dhe nuk ka frikë fare, kam patur 100 zogj, mi hëngri thuajse të gjitha.”

 

“Kemi vite që vuajmë nga dhelpra, vitin e kaluar unë nuk mora asnjë zog, por edhe këtë vit që bleva mi hëngri.”

 

Advertisement

“Kalon nga gardhi, të gjithëve këtu në lagje jua ka ngrënë pulat.”

 

Sipas banorëve, në këtë zonë të pyllëzuar dhelprat dalin jo vetëm natën, por edhe gjatë ditës, duke u afruar deri në ballkonet e shtëpive.

 

Advertisement

“Në orën 9 të mëngjesit më erdhi dhelpra te dera e shtëpisë, një pulë ma mori, një ia mora. Nuk kanë frikë fare, nuk dimë si t’ia bëjmë.”

 

Banorët rrëfejnë se janë përpjekur ta zgjidhin problemin edhe në rrugë të tjera, duke i helmuar apo qëlluar me çifte, por nuk ka patur asnjë efekt.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy