“21 janari është çështje e hapur për drejtësinë shqiptare, pas vendimit të gjykatës së Strasburgut – deklaroi këtë të premte Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
ULSI MANJA
MINISTER I DREJTESISE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Vendimi i gjykatës së Strasburgut, është vendim i mirëarsyetuar. Është konstatuar shkelja e nenit 2 të Konventës. “21 janari” konsiderohet kapitull i hapur. “21 janari” nuk është hetuar në të gjithë dimensionin e saj si krim shtetëror.
I pyetur mbi qëndrimin e qeverisë greke për një bllokim të mundshëm të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, pas arrestimit të Fredi Belerit në Himarë, Manja u përgjigj:
Beleri është çështje e drejtësisë. Nuk besoj se do të bëhet pengesë për integrimin. E bëri me Maqedoninë, nuk besoj se do e bëjë me Shqipërinë.
Sa i takon të shumëkërkuarit Dritan Rexhepi, i arrestuar ditë më parë në Stamboll ministri tha se kërkesa e ekstradimit i është përcjellë autoriteteve përkatëse.
E kemi nisur procesin në Prokurorinë e osaçme. Shqipëria do bëjë të gjitha përpjekjet që ta kemi ne. Ministria e Drejtësisë është ndërmjetësuese.
Manja mohoi zërat se vepra e Shpërdorimit të Detyrës mund të përjashtohet nga Kodi Penal, ndërsa tha se drafti i përfunduar i ndryshimeve të Kodit do të hidhet së shpejti për diskutim publik.