21 janari/ Manja: Të hetohet si krim shtetëror, materialet e publikuara tregojnë qartë kush dha urdhrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
21 janari/ Manja: Të hetohet si krim shtetëror, materialet e publikuara tregojnë qartë kush dha urdhrin

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja kërkoi që dosja e 21 janarit të hetohet si krim shtetëror.

 

Në një deklaratë për mediat ai theksoi se kjo çështje duhet t’i kaloj SPAK-ut pasi materialet e publikuara në media tregojnë qartë se kush e ka dhënë urdhrin për ekzkeutimet.

 

Advertisement

ULSI MANJA

 

MINISTER I DREJTESISE

 

Advertisement

Dosja e vrasjes nuk mund të konsiderohet e hetuar për sa kohë nuk është hetuar si krim shtetëror. Drejtësia e cunguar është tallje me vetë drejtësinë. Kj odsje nuk duhet të vazhdojë akoma të bëj pingpong sa ne një prokuror tek tjetri që bien me radhë nga vetting dhe ia pasojnë dosjen njëri tjetrit. Por në dritën ek ësj prove materiale dhe të trjerave që peitet të dalin në dritë nga hetimi i ghjithanshmë dueht të ishte transferuar prej kohësh në SPAK.

 

Ky krim sipas Manjës vazhdon t’i bëj karshillëk politik jo vetëm viktimave por një populli të tërë që kërkon drejtësi. Ministri akuzoi ish-kryeministrin Berisha si pengues i hetimve.

 

Advertisement

Ish zyrtarë e zyrtarë të pandëshkuar për vrasje e krim shtetërore për shkak të apatisë dhe mungesës së vetëdijës qytetare të drejtësisë së re, për misionin që u ka ngarkuar kushtetuta e ligji. Ky krim vazhdon ti bëj karshillk politik jo vetëm viktimave dhe një populli të tëp or dhe vetë drejtësisë ssë re njëlloj si para 12 vjetësh kur negocionte urdhër arrestet e drejtësisë së kohës me vrasësit e qytetarëve të tij që e kishin ngritur me votë në karrigen e këtij pushteti.

 

Sa i takon letërprorosisë të dërguar në Itali nga Prokuroria e Tiranës për predhën e gjetur në trupin e Aleks Nikës, vrasja e të cilit ende nuk është zbardhur, minsitri tha se një përgjigje e tillë ende nuk ka ardhur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy