Një vatër e madhe zjarri vazhdon të jetë aktive brenda parkut kombëtar të Prespës.

Burime zyrtare i thanë gazetarit të Vizion Plus Tonin Frroku se vatra është në zonën e Gorices se Madhe, vatër e cila është brenda pyllit me ha ndërkohë që vatra është shtrirë edhe në pjesën e kullotave

Për të mbajtur nën kontroll me qëllim mos lejimin e flakëve të depërtojnë në pyllin me pisha, po punojnë me shume se 70 forca, 40 prej të cilave janë të ushtrisë

Nga ana tjetër edhe në Malin e Thatë mbi fshatin Peshkëpi janë duke punuar për të mbajtur në kontroll vatra e zjarrit në kullota punojës të shërbimit zjarrfikës dhe të zonave të Mbrojtura të bashkisë së Pogradecit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas dy ditësh avioni rumun nuk është parë më në ndërhyrje në Parkun Kombëtar të Prespës

Në këto kushte po punohet për hapjen e korridoreve për të pasur nën kontroll këtë vatër të madhe zjarri por kjo varet edhe nga temperaturat dhe era./vizionplus.tv