minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Ndërhyrja nga ajri me avionin rumun, vihet nën kontroll zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës - Struga.info


Ndërhyrja nga ajri me avionin rumun, vihet nën kontroll zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndërhyrja nga ajri me avionin rumun, vihet nën kontroll zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës

Pas 12 ditësh normalizohet situata në Parkun Kombëtar të Prespës

Një gjë e tillë bëhet me dije nga kryetari i bashkisë Pustec, Pali Kolefski kur tha se kjo eshte bëre e mundur falë ndërhyrjes për dy ditë më radhë nga ajri me avionin rumun, por edhe punen e bërë nga 150 forca të angazhuara në operacionin e izolimit të flakëve, prej tyre 60 forca të ushtrisë ndërsa pjesa tjetër shërbimi zjarrfikes, zonave të Mbrojtura dhe punojës të bashkisë Pustec.

Sipas Kolefski ditën e sotme vijon të jetë aktive vetëm një vatër zjarri në majë të Malit të Thatë aty ku forcat do të përqendrohen me qëllim izolimin e flakëve.

Kolefski bëri me dije se pas dy ditësh operacioni i fluturimeve nga ajri ndërpritet, por kjo nuk do të thotë se në varësi të situatave të mos ketë edhe njëherë tjetër ndërhyrje të tillë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy