Policia ka dalë me reagimin zyrtar pas humbjes së jetës së shtetasit Amaros Deda, 32 vjeçar i cili u paraqite i plagosur rëndë në spitalin e Lezhës, por nuk arriti të mbijetonte nga plaga e marrë me armë zjarri.

 

Sipas informcioneve zyrtare nga policia, 32 vjeçari është vetëplagosur gabimisht dhe nuk ka mundur të shpëtojë nga plagët e rënda që ka marrë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi , A.D., banues në Shenkollë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja”, njofton policia.