Policia informacion zyrtar për plagosjen në ish Bllok: Është arrestuar një person, bllokohet “Benzi”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia informacion zyrtar për plagosjen në ish Bllok: Është arrestuar një person, bllokohet “Benzi”

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Shallvaret” në afërsi të një bar-kafeje, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Sh, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjehershëm të sherbimeve të Policisë në kohë rekord u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë për veprime të metejshme i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit Kridens Meçollari, 38 vjeç dhe bllokimi i mjetit tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve.

Advertisement

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy