Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e tyre. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës, që gjelin e detit, i cili shndërrohet në një nga pjatat kryesore në darkën e ndërrimit të viteve, ta marrin në Baldushk, edhe si një mënyrë për të kontribuar në ekonominë lokale.

 

ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE TIRANE
Kur dikush blen gjelin e vitit të ri në Baldushk ka ndihmuar një familje, ndihmon që fëmijët e vegjël të shkojnë në shkollë, ndihmon një pensionist apo një familje, që të rregullojë shtëpinë pas tërmetit, të vërë një çati a të blejë një elektro-shtëpiake.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ftesa e tij për qytetarët është që të blejnë dhe konsumojnë produktet bio që gjenden në zonat e Tiranës.

 

ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE TIRANE
Ftesa për banorët është: Blini gjel të freskët nga Baldushku. Është më i miri në vend! Për gjelin e Baldushkut vijnë qytetarë edhe nga qytete të tjera. Duke blerë dhe konsumuar produkte lokale keni ndihmuar edhe ekonominë vendase. Në Tiranë gjeni jo vetëm gjelin e Baldushkut, por edhe vajin e Ndroqit, verën e Lundrës – tavolina e fundvitit mund të mbushet vetëm me produkte 0 km – pra, nga qarku i Tiranës, ku ka një pafundësi ofertash bio. Kështu ndihmon realisht një familje, që i përkushtohet jashtëzakonisht kësaj pune.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fund kreu i bashkisë shtoi se është një lajm i mirë që natën e ndërrimit të viteve Tirana do jetë e hapur për të festuar, pasi është hequr ora policore. Por, ftoi të gjithë shqiptarët që të vaksinohen në mënyrë që të rihapemi plotësisht.