Tirana, eksplorim me biçikletë/ Veliaj: Një kulturë e re që po i jep ajër Tiranës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana, eksplorim me biçikletë/ Veliaj: Një kulturë e re që po i jep ajër Tiranës

Këtë sezon turistik, Tirana vjen me risi sa i takon eksplorimit të shtigjeve në disa zona periferike të kryeqytetit që mund të përdoren nga çiklistët. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, tha se tashme me infrastrukturën e re për biçikleta, të gjithë të apasionuarit pas këtij sporti mund të vizitojnë këto zona duke i ardhur në ndihmë kështu edhe ekonomisë lokale.

 

“Tani që Tirana është përtej asaj Tiranës së urbanizuar dhe përfshin edhe zonat duke filluar nga Lapidari, ku janë fotot më klasike të qytetit poshtë, apo edhe vende më të largëta, siç janë Dajti, Shëngjergji, Zallbastari, Zalldajti, Baldushku që është kthyer në një superambient për çiklistët, na ndihmon jo vetëm për të promovuar kulturën e biçikletës, por edhe për të fuqizuar pak ekonominë lokale.”

 

Advertisement

Veliaj shtoi se është i rëndësishem promovimi i sportit të çiklizmit pwr tw ulur përdorimin e makinave për distanca të shkurtra brenda qytetit.

 

“Unë e kuptoj dikë që do të shkojë në Durrës, por të blesh bukë me makinë, apo të shkosh tek kafja e lagjes me makinë, kjo shifër 70% është e ekzagjeruar. Për çështje të shëndetit, për të qenë fit, për të shijuar ajrin e pastër, për tu siguruar që mësimet që nxorëm nga pandemia nuk i harrojmë menjëherë tani që Tirana u hap, na lipset të inkurajojmë çdo ditë këtë kulturë të re lëvizshmërisë.”

 

Advertisement

Veliaj në takimin e tij me ambasadorët e çiklizmit u shpreh se ishte një sfidë për Bashkinë e Tiranës që të ndërtohen korsitë dedikuar biçikletave si në përditshmëri, por edhe në aktivitete të ndryshme sportive.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy