Tirana is Open/ Veliaj: Po ringrihemi më të fortë seç ishim kur u rrëzuam nga pandemia dhe nga tërmeti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana is Open/ Veliaj: Po ringrihemi më të fortë seç ishim kur u rrëzuam nga pandemia dhe nga tërmeti

Pas më shumë se një viti mbylljeje për shkak të pandemisë globale të Covid 19, Tirana është gati të presë vizitorë dhe turistë këtë sezon veror. Me lehtësimin e masave anticovid dhe përparimin e procesit të vaksinimit, kryeqyteti shqiptar po hapet dalëngadalë për t’iu rikthyer normalitetit dhe jetës së mëparshme.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përmes mesazhit Tirana is Open, fton të gjithë të kontribuojnë për ripërtëritjen e ekonomisë vendase duke nisur nga baret e restorantet që kanë vuajtur edhe më shumë pasojat e mbylljes për shkak të pandemisë.

 

 

Advertisement

“Në të gjithë Tiranën po hapen restorantet, po hapen baret po i kthehemi normalitetit. Tirana is Open! Ky është slogani ynë. E fillojmë sot te Cereni, por do jemi në të gjitha pikat kryesore të Tiranës për të dhënë mesazhin që duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin, të konsumojmë për të ndihmuar ekonominë vendase. Duke ndihmuar çunat dhe gocat fantastike që shërbejnë me pasion mund të ngrihemi në këmbë më të fortë seç ishim kur u rrëzuam nga pandemia dhe nga tërmeti,” shprehet Veliaj përmes një video të postuar në rrjetet sociale.

Veliaj thekson se Kalaja e Tiranës është vendi ku të gjithë mund të shijojnë gatimet tradicionale të kryeqytetit.

 

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy